Informacion për sigurinë

PËRZIERËSI "KENWOOD"

Modeli "Blend-X PRO BLM800", tipi "BLM80"

Disa përzierës të shitur midis tetorit 2014 dhe qershorit 2015 mund të shfaqin defekt gjatë jetëgjatësisë së tyre në kushte të caktuara tensioni të lartë.

Ky defekt mund të shkaktojë thyerjen e fletës, duke paraqitur rrezik gëlltitjeje ose lëndimi nga prerja.

Nëse zotëroni "BLEND-X PRO BLM800", vetëm të tipit "BLM80", vijoni me procedurën e mëposhtme për të përcaktuar nëse njësia juaj është prekur.

1. Kontrolloni tipin dhe shënoni kodin e datës, të cilin mund ta gjeni në pllakën e specifikimeve të vendosur në pjesën e poshtme të produktit.

Nëse njësia juaj është e tipit "BLM80" dhe mban kodin e datës 14x01 deri në 15x22, ku "x" është një germë (p.sh. 14S52), ajo mund të jetë prekur. Vijoni me pikën e mëposhtme.

2. Kontrolloni nëse fletët e përzierësit kanë identifikimin e gdhendur me laser si më poshtë:

Nëse JO, atëherë produkti juaj është i prekur.

Nëse njësia juaj është e prekur, mos e përdorni më përzierësin 
dhe na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të marrë një pjesë këmbimi pa pagesë.

Nëse keni miq ose familjarë që kanë "BLEND-X PRO BLM800", tipi "BLM80", njoftojini për këtë paralajmërim sigurie dhe kërkojuni të na kontaktojnë.

Dëshirojmë t'ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar.

Ky njoftim vullnetar është lëshuar në vitin 2015.